Ja sa rrezikoni kur pini duhan në ambientet publike, ndalohet edhe në taksi
Tiranë- Duke filluar nga sot, një cigare përveç çmimit, pasojave në shëndet do tu kushtojë më shumë qytetarëve nga gjoba në rast se do të pihet në vende publike.Do të jetë qytetari i thjeshtë që do të përballet me inspektorët dhe gjoba do të jetë deri në 5000 lekë. Kjo nga autoritetet shëndetësore është parë si një nga masat më të forta për ta bërë ligjin të zbatueshëm.Por përveç kësaj risie, gjoba më të forta do të ketë për pronarin apo administratorin e një lokali, apo restoranti shumë që shkon deri në 500.000 lekë.Por këtë të shtunë, sipas një vëzhgimi në Tiranë subjektet po funksionin po njësoj dhe në bare dhe restorante pihej lirisht duhan.Autoritetet shëndetësore më heret thanë se ligji do të nis me zbatimin e një fushate sensibilzuese, por dhe me aksione në terren. Ndërsa mësohet se të hënën inspektorët do të bëjnë kontrollet.Në diskutimet në Komisionin e Shëndetësisë ka patur edhe një tjetër ndryshim që të ishin njerëzit publik që në rast se pinin duhan të gjobiteshin më tepër, por deputetët e hodhën poshtë këtë ndryshim duke dhënë shembullin që janë ata të parët që nuk e respektojnë këtë ligj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter