PD zbulon dosjen: Rama i beson Lojrat e Fatit trafikantit me 200 kg heroinë
Tiranë- Partia Demokratike denoncon një tjetër rast emërimi në administratën shtetërore të një personi me precedent penal.Sot PD denoncoi Nalton Jaçaj, i emëruar në Drejtorinë e Lojrave të Fatit, i cili në vitin 2009 u arrestua në Stamboll pasi në maunen e tij iu gjetën të ngarkuar 200 kilogramë heroinë.Nga selia e blu deputeti Flamur Noka tregoi lajmet e publikuara në media të asaj kohe, ku vërtetohej arrestimi i Jaçajt.Jo vetëm kaq sipas PD-së Jaçe është i afërmi i një prej senatorëve të Partisë Socialiste, i cili herë pas here, sa herë e lyp nevoja, sulmon opozitën."Ky i fundit, plotëson edhe një kriter tjetër, është i afërmi i një prej senatorëve të Partisë Socialiste, i cili herë pas here, sa herë e lyp nevoja, sulmon opozitën. Kjo është një dëshmi tjetër, se sa boshe dhe e rrejshme është retorika e Edi Ramës për shanset e barabarta, për meritën, për konkursin e vendeve të reja të punës në administratë." nënvizoi NokaDeklarata e plotë e Flamur NokësInkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç.Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit.Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jaçaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të çilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit.Nalton Jaçaj ishte tregtar konfeksionesh, dhe në vitin 2009, në Stamboll, në maunen e tij kishte ngarkuar 200 kilogramë heroinë.Kapja e Jacajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka qënë lajm i bujshëm në atë kohë.Kemi këtu të printuara lajmet e mediave kryesore të vendit mbi këtë aksion të poliçisë së Stambollit.Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, një nga emërimet e para në drejtorinë e Lojërave të Fatit ishte pikërisht Nalton Jaçaj.Ky i fundit, plotëson edhe një kriter tjetër, është i afërmi i një prej senatorëve të Partisë Socialiste, i cili herë pas here, sa herë e lyp nevoja, sulmon opozitën.Kjo është një dëshmi tjetër, se sa boshe dhe e rrejshme është retorika e Edi Ramës për shanset e barabarta, për meritën, për konkursin e vendeve të reja të punës në administratë.E vërteta është se vendet në administratë janë zënë, dhe postet kyçe janë rezervuar për trafikantët e drogës.
(Në foto lajmet e publikuara në media ku vërtetohet arrestimi i Jaçaj)e.k/oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter