Shqipëria në krah të Irakut kundër ISIS, Pentagoni: Jemi mirënjohës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptarë për ndihmën që do t’i japë qeverisë së Irakut për të luftuar kundër militantëve islamikë të ISIS.Zëdhënësi i Pentagonit nënadmirali John Kibry, (ne foto) pak minuta pasi qeveria shqiptare deklaroi vendimin për tu rreshtuar krah aleatëve të saj ndërkombëtar kundër shtetit të vetëshpallur të Kalifatit, doli në një deklaratë, ku pasi deklaroi se do të vazhdojë lufta kundër ISIS falenderoi edhe vendin tonë.Kibry është shprehur se “Shqipëria ka rënë dakord të ndihmojë në misionin për të furnizuar forcat kurde në Irakun e veriut. Gjej rastin të falenderoj sot Shqipërinë e cila ofroi ndihmën e saj për furnizim me municione. I jemi mirënjohëse për ketë".Ndërkohë kete vendim te qeverisë shqiptare më herët u përshëndet edhe nga Italia, e cila garantoi edhe suportin logjistik për vendin tonë.Qeveria e Shqipërisë mori vendimin që të rreshtohet hapur në krahë të vendeve ndërkombëtare që luftojnë të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit dhe praktikat e tij barbare e terroriste, duke kontribuar me armë dhe municione.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter