Spitali i Traumës në situatë emergjence, Drejtori: S'kemi kapacitete
Tiranë - Disa foto të publikuara pak ditë më parë dhanë alarm mediatik e publik për gjendjen mjerane të Spitalit së Traumës në Tiranë.Ndryshe nga imazhi që është krijuar në përceptim qytetar, ish-Spitali Ushtrak nuk i ka më kushtet që të përballoj rastet e shumta që drejtohen për trajtim."Spitali ka kapacitetin e duhur për përballimin e Traumës. E vetmja gjë edhe ne edhe qeveria e ka problem është se shtohet numri i respiratorëve që duhet në reanimacion. Për të sëmurat që kërkojnë një asistencë permanente ose 24 orëshe. Ne deri tani kemi 12 krevatë. Mendojmë që këtë numër ta shtojmë, të shtojmë edhe numrin e respiratorëve. Vendosja e skanerit në urgjencë do të shtonte numrin e ekzaminimeve" - tha Bushi.Por përse 2 vite pas shëndërrimit në spital të Traumës ky insitucion po përballet me një vështërsi të tillë? Sipas drejtorit Gjovalin Bushi, shkak për këtë emergjencë është bërë numri i madh i pacientëve që kërkojnë ndërhyrje."Gjatë kësaj kohe kemi një fluks shumë më të madh se gjatë vitit. Një pjesë e mirë e mjekëve ndodhen aktualisht në punë, pa leje dhe pa pushime. Në 6 mujorin e parë të këtë viti kemi rreth 2200 të sëmurë më tepër. Ose në total 18250 të sëmurë, vetëm për 6 mujorin e parë. Duhet të theksojmë se rreth 40% e të sëmurëve janë trauma koke ose neurokirurgjikale. Traumat janë nga më të ndryshmet, shpeshherë janë disa trauma njëherësh, domethënë që ka një fluks ku mund të shkojë edhe në 5-6 të sëmurë njëherësh” – u shpreh drejtori i spitalit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter