Italia vlerëson vendimin e qeverisë shqiptare për të luftuar terrorizmin në Irak
Vendimin e qeverisë shqiptare për të ndihmuar qeverinë e Irakut për të luftuar tërrorizmin, e ka përshëndetur edhe qeveria italiane. Vlerësimi ka ardhur nëpërmjet një njoftimi për mediat nga Ambasada Italiane në Tiranë.Në njoftimin e ambasadës thuhet se pala italiane garanton autoritet shqiptare mbështetje duke ofruar suportin logjistik.“Pala italiane shpreh vlerësimin për vendimin e Qeverisë shqiptare për t'i dhënë qeverisë së Irakut armët dhe municionet e nevojshme për forcimin e aftësive mbrojtëse të forcave kurde të angazhuara në përballjem me avancimin e ISIL-it.Në kuadrin e angazhimit të përbashkët në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me Shtetet e përfshira në këtë operacion, pala italiana i garanton Autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për tranferimin e armëve dhe municioneve.”Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitterex/oranews.tv/