Varg makinash në superstradën Fushë Krujë-Milot
Fluksi i madh i automjeteve që levizin në supërstradën Fushë Krujë-Milot, është mjaft i dendur në këto ditë të stinës së nxehtë të gushtit. Ky kaos në trafik, shfaqet për çdo vit nga kthimi i emigrantëve në vendlindje, në stinën e pushimeve.Kjo situatë është thuajse e përditshme përgjatë aksit rrugor nga Thumana në Fushë Krujë, pasi dhe kjo rrugë është vetëm në një korsi të vetme, ndaj dhe shtimi i mjeteve ka bërë që rruga shpeshherë të bllokohet dhe vargu i mjeteve të kalojë përmasat.I njëjti problem mbetet dhe tek rrethrrotullimi në Fushë Krujë, ndonëse dhe efektivat e qarkullimit janë në ndihmë të drejtuesve. Por, sërish kjo bëhet e pamundur nga lëvizjet e shumta gjatë këtij aksi të vetëm, që lidh Fushë Krujën me veriun e vendit, ku dhe rruga prej 10 km deri në Thumanë është vetëm me një korsi .Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter