Tiranë, gjendet një kufomë e dekompozuar në Dajt

Tiranë- Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në parkun e Dajtit. Kufoma në gjendje të dekompozuar mësohet se është gjetur nga banorë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë policinë.Forca të policisë kanë mbërritur në vendgjarje, ndërsa pritet dhe mbërritja e mjekëve eksperto-ligjorë për të bërë të mundur idenfikimin e kufomës.Mbeten ende të paqartë rrethanat në të cilat ka gjetur vdekjen viktima, nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale, aksidentale apo vrasje të tij/saj.