Ikën Jean-Claude Juncker, Jeroen Dijsselbloem merr kryesinë e Eurogrupit
Largohet pas tre vjetësh Jean-Claude Juncker nga kryesia e eurogrupit. Juncker, i cili konsiderohet si një peshë e rëndë politike i lëshon karrigen pasardhësit të tij Jeroen Dijsselbloem, i cili është një kandidat klasik kompromisi.Për një kohë të gjatë, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble konsiderohej si pasardhës i sigurtë i Jean-Claude Junckeri-t. Por pasi u bë president i Francës socialisti François Hollande, Parisi e kundërshtoi kandidaturën e Schäuble-s i cili njihet si kursimtar i paepur.Dijsselbloem konsiderohet si kursimtar por sipas analustëve hollandezi nuk do të sjell shumë përvojë pasi sipas tyre, mosha e tij e re nuk i jep mundësinw të ketë mbledhur përvoja.47 vjecari Dijsselbloemi duket se është shumë i ri, kostumet e tij me ngjyra të veshura sikur nuk përshtaten kaq mirë me pamjen e tij të çlirët.Dijsselbloemi ka studiuar në universitetin irlandez të Korkut, ka qenë njëherë asistent për partinë e tij, Partinë e Punës në Parlamentin Evropian, ndërsa që prej vjeshtës së kaluar ai gjendet në postin e Ministrit hollandez të Financave. Kështu që homologët e tij nuk kanë pasur shumë mundësi të krijojnë një përshtypje për të.Gjithsesi, Dijsselbloemi është shprehur i gatshëm për të mbështetur një listë të ashpër konsolidimi. Që në takimin e tij të parë si ministër në nëntor, ai deklaroi për negociatat për buxhetin të BE:"Në Hollandë jemi të detyruar të kursejmë kaq fort, e jo vetëm atje, por thuajse në të gjitha vendet e tjera, prandaj do të ishte e pakuptueshme, nëse kjo nuk do të funksiononte në Bruksel" tha kreu i ri i Eurogrupit."Ndërsa kur është pyetur nga mediat për paraardhësin e tij, ai tha se Jean-Claude Juncker është gati një legjendë e Evropës.