Mali, liderët e Afrikës Perëndimore takohen në Bregun e Fildishtë
Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore do të takohen në Bregun e Fildishtë për të diskutuar mënyrën më të mirë për të koordinuar veprimet ushtarake në Mali.Ata pritet të diskutojnë planet për dislokimin e trupave afrikane në mbështetje të ushtarëve francezë dhe malianë tashmë në veprim kundër kryengritësve islamikë.Ndërsa në bisedimet që do të zhvillohen në Abixhan do të marrë pjesë dhe Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius.Luftëtarët islamikë të premten u tërhoqën nga dy qytete në qendër të Mali-t pas sulmeve ajrore të francëve.Zyrtarët thonë se islamistët kanë lënë qytetin jugor të Diabaly, të cilin e kishin marë nën kontrollin e tyre të hënën, ndërsa ushtria ka rimmarë qytetin Konna-n, i cili ishte kapur nga rebelët dhe shkaktoi ndërhyrjen franceze.Ndërkohë të enjten 100 trupat e para e një force afrikane zbarkuan në kryeqytetinBamako.Ushtarët nga Togo dhe Nigeria janë pjesë e një force të gjatë të planifikuar të Afrikës Perëndimore që do të bashkohet me ushtritë franceze dhe Maliane në luftimin e kryengritësve islamikë që kanë morë përsipër pjesën veriore të Mali-t vitin e kaluar.Strategjia origjinale e OKB-së kishte mbështetur strategjinë për të marrë veriun e Mali-t nga rebelët islamikë mbi Francën dhe fuqive të tjera perëndimore si dhe forcat nga shtetet e afrikës të udhëhequra nga vetë afrikanë raporton BBC, por tashmë është e qartë se trupat franceze do të mbeten në vijën e frontit të operacioneve .Nigeria do të drejtojë forcat të Afrikës së perëndimit Çad, Benin, Gana, Nigeria, Senegali, Burkina Faso dhe Togo e cila gjithashtu dërgon ushtarë. Nigeria thotë se do të rrisë forcat e saj në 1200.Ndërsa Chad ka konfirmuar se do të dërgojë 2.000 ushtarë dhe gjithashtu mund të kontribuojë dhe me forcat ajrore të saj, e cila konsiderohet si një nga më të efektshme në kontinent.