SHBA, Uashingtoni vazhdon përgatitjet e ceremonisë të betimit të Obamës

Uashingtoni përgatitet përsëri duke u "veshur" me më të mirat e tij, por atmosfera kësaj rradhe duket se është e zbehtë, sic kanë bërë të njohur njerëzit e Presidentit nuk ka entuziazmin e atij të 2009-ës.Magjia e Inaugurimit të dytë të Barack Obamës, në mëngjesin e së hënës të 21 janarit, duket se nuk kujton atë të parin. Hera e dytë është gjithmonë më pak emocionuese, por asnjë President nuk ka aq krahasim të vështirë sa Obama. Pasi në ceremoninë e parë kishin marrë pjesë rreth 1.8 milionë njerëz.Bruce Springsteen dhe Bono kishin kënduar në Park Mall për të një natë më parë. Oprah Winfrey transmetoi spektalëlin e saj nga Qendra Kennedy në Uashington dhe Aritha Franklin kishte interpretuar këngën "vendin tim"."Muk mundemi të ri-krijojmë magjinë që kishte katër vjet më parë pasi vendi ka kaluar përmes shumë ndryshimesh", thotë Jim Manley, menaxher i demokratëve në Kapitol Hill. "Shpresat dhe pritjet ishin aq të mëdha sa që ishte shumë e vështirë për ti realizuar ato. "Barack është thjesht një njeri!" tha Manley.Por edhe ky "njeri i thjesht" dëshiron për të festuar inaugurimin e tij të dytë në presidencën e SHBA-ve dhe kështu zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve më 6 nëntor të planifikojnë të gjitha aktivitetet që fillojnë sot dhe do të përfundojnë në mbrëmjen e së hënës. Në aktivitet pritën vallet formale, mëngjesi tradicional, ligjërata, festime joformale, parada dhe shumë të tjera.Por kësaj rradhe do të ketë një ndryshim të vogël: duke qenë se 20 janari bie të dielën, ceremonia e betimit privat të Obamës do të kryet këtë ditë në Shtëpinë e Bardhë. Ceremonia do të realizohet përsëri nga kreu i Gjykatës së Lartë Xhon Roberts. Ndërsa betimi para publikut do të jetë bashkë me ceremoninë dhe paradën të hënën. Ndërkohë që katër vjet më parë gjykatësi Roberts kreu një betim privat, pasi të dy burrat kishin ngaterruar fjalët e tyre gjatë ceremonisë publike. Përurimi përkon me festimin e ditës së Martin Luther King, e cila konsiderohet si një situatë e favorshme për Obamën.