Zbardhen detaje nga pengmarrja e përgjakshme, flasin pengjet e liruara

Dalin në dritë disa nga detajet e pengmarrjes së punonjësve të impiantit të gazit në Algjeri. Janë vetë personazhet e kësaj pengmarrje, pengjet e liruara ata që kanë folur, pasi janë lënë të lirë pas një operaconi ushtarak, duke treguar përvojat e tyre.Në zonën e Amenas ndjenja e të qënit i lirë ishte e qartë, ka pasur edhe lëvdata për ushtrinë algjeriane, ku ndërhyrja është përshkruar nga një i marrë peng si shumë mbresëlënëse."Ne shihnim jashtë ndërtesës dhe tundnim flamujt e bardhë, kështu që ushtria kombëtare do të na njihte si punëtorë dhe më pas na la të shkojmë," tha një punëtor algjerian.Në spitalin lokal, punëtorët e liruar ishin në kërkim nga stafi për të parë gjendjen e tyre shëndetësore."Gjithçka është në rregull. Në sajë të ushtrisë algjeriane dhe punëtorëve të spitalit, të gjithë janë duke u kujdesur mirë per ne. Jemi me fat që jemi ende gjallë dhe gjithçka është mirë ", tha një punëtor nga Turqia.Ai u pyet pastaj se çfarë mendonte për ushtrinë algjeriane: "Ata janë pak të zhurmshëm" pohoi ai me një buzëqeshje. "Ne ishim në dhomat tona dhe ata sapo dëgjuan se çfarë kishte ndodhur erdhën dhe na shpëtuan".Një burrë britanik i identifikuar si Lan, nuk u kënaq vetëm në përshkrimin se ndërhyrja e ushtrisë ishte e mirë, ai tha, ndërhyrja algjeriane ishte "fantastike". Më pas shtoi se ata u liruan shumë shpejt."Natyrisht, ne ende nuk mund të dimë të plotë të vërtetën e asaj se çfarë ndodh në vend, ne jemi të kënaqur që jemi liruar dhe tashmë jemi jashte, po mendimet tona janë me kolegët të cilët janë ende atje në këtë moment. Dhe urojmë që të lirohen së më shpejt ". Me këtë deklarët ai tregon se ende pengmarrësit kanë në dorën e tyre punëtorë të huaj.Punëtorët kanë një gamë të madhe të kombësive, ashtu si dhe ata që janë ende të bllokuar. Për disa, lehtësimi i përgjithshëm nuk do të vijë derisa të janë kthyer në shtëpitë e tyre. Gjithsesi situata mbetet ende kaotike dhe është në vëmendjen e të gjithë botës.