Skandali seksual në Sarandë, Basha: Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës
Tiranë- Shefi i opozitës, Lulzim Basha, bën përgjegjës kryeministrin Rama lidhur me “aferën seksuale” të sekretarit të deputetit Kokëdhima në Sarandë, duke deklaruar “Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Rames per sistemin qe ka ngritur”.Në një postim në rrjetin social fb, Basha shkruan se skandali i kerkimit te favorit seksual me nje te mitur ne kembim te nje vendi pune, ka ndodhur ne zyren e Partise Socialiste dhe sipas tij Rama po pajtohet me ngjarjen sakohë nuk ka asnjë reagim.“Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Rames per sistemin qe ka ngritur. Skandali i kerkimit te favorit seksual me nje te mitur ne kembim te nje vendi pune, ka ndodhur ne zyren e Partise Socialiste. Ne zyren e pushtetit qe funksionin nen frymen e oligarkise. Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Rames, i cili vazhdon te pajtohet me ngjarjen qe ka tronditur dhe zemeruar mbare shoqerine, ndersa ai nuk gjen asnje sekonde kohe te distancohet. Po si mund te distancohet ai nga nje mase e madhe abuzuesish ta paskrupullt qe jane ne fakt alterego e tij”.Të shtunën e 16 gushtit, Agron Cane, bashkëpunëtor i zyrës së deputetit të PS-së të Sarandës Koço Kokëdhima u arrestua nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.Ka qenë vetë nëna e vajzës e cila ka bërë denoncimin në polici duke e akuzuar Canen se ka kërkuar marrëdhënie seksuale me të bijën minorene në këmbim të një vendi pune.