Missouri në emergjencë, 'izolohet' qyteti ku u vra adoleshenti afrikan

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Missouri-t, Jay Nixon, ka deklaruar gjendjen e emergjencës dhe ka vendosur ndalim-qarkullimin në qytetin Ferguson, pas një tjetër nate me përleshje për shkak të vrasjes nga policia, më 9 gusht, të një adoleshenti afrikano-amerikan, të paarmatosur.Nixon tha të shtunën se gjendja e emergjencës nuk ishte vënë me synimin për t'i bërë njerëzit të heshtin, por për të përmbajtur një grup grabitësish, të cilët janë duke rrezikuar komunitetin.Në një konferencë shtypi, guvernatori Nixon tha se ai është i përkushtuar për t'u siguruar që të mbizotërojnë forcat e paqes dhe të drejtësisë. Ai po ashtu falenderoi qytetarët, të cilët u përpoqën t'i ndalonin grabitësit nga plaçkitja e dyqaneve ditën e premte.Dhuna e së premtes shpërtheu pasi policia e Fergusonit publikoi njoftimet, mes tyre edhe një video, që tregonte se Michael Brown ishte përfshirë në një vjedhje, si dhe konfrontimin e tij me një shitës dyqani, pak para se Brown të ishte qëlluar dhe vrarë.Turmat ishin mbledhur të premten pranë dyqanit. Disa nga protestuesit u shkëputën nga grupi i madh dhe plaçkitën disa dyqane, ndërsa demonstrues të tjerë i thanë atyre të ndalonin.Disa nga protestuesit hodhën shishe dhe objekte të tjera në drejtim të policisë, që mbërriti në vendin e ngjarjes.Incidenti ndodhi edhe pse familja e Brown-it bëri thirrje për qetësi. Të premten, shefi i policisë, Thomas Jackson, tha se polici që e kishte vrarë Brown-in, fillimisht e kishte ndalur atë, ngaqë adoleshenti po bllokonte trafikun, ndërsa kalonte rrugën. Më vonë policia tha se oficeri i policisë nuk e dinte se Brown dyshohej për vjedhje.Shefi i policisë Jackson tha se oficeri i policisë ishte Darren Wilson, një veteran prej 6 vjetësh i forcës policore, që nuk kishte marrë ndonjëherë vërejtje disiplinore. Që nga dita kur ai qëlloi dhe vrau adoleshentin, Wilson është me leje administrative.Shefi i policisë Jackson e karakterizoi Wilsonin si "një burrë i qetë", i cili "asnjëherë nuk kishte patur si qëllim të ndodhte ajo që ndodhi".Incidenti është bërë shkas për manifestime të heshtura nga mijëra njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara./VOA/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter