Kamarieri vdiq pas 3 orë torturash. "Iu fikën cigare në trup, u mbyt me litar"
Vlorë- Kanë zgjatur të paktën tre orë torturat ndaj kamarierit,Denis Vyshka. Kjo është zbuluar nga ekspertiza mjeko-ligjore mbi trupin pajetë të 28-vjeçarit që u torturua deri në vdekje nga pronarët e lokalit ku ai punonte.Dy pronarët Altin Ymeraj dhe Eris Zilfaj më 14 gusht kanë mbledhur gjithë stafin e lokalit, duke njoftuar se mungonte një shumë prej 500 mijë lekësh dhe duke kërkuar përgjegjësit ka nisur të gjuajë me një vegël bujqësore disa herë kamarierin, Denis Vyshka.Kështu ka nisur torturimi ndaj-28 vjeçarit, që është zhvendosur në një tjetër kënd të lokalit dhe pjesë e tij është bërë edhe kuzhinieri i lokalit, Miklon Zymeraj.Grupi hetimor ka konstatuar shenja të shumta dhune në gjithë trupin e viktimës, goditje me vegla bujqësore, plagë thike, por edhe shuarje të cigareve në disa pjesë të trupit, ndërsa në qafë kishte dhe shenja të shtrëngimit me litar. Të gjitha këto kanë zgjatur përreth tre orë, derisa 28-vjeçari ndërroi jetë.Burime pranë grupit hetimor bëjnë më dije se një prej personave që ushtroi dhunë ndaj kamarierit e ka filmuar gjithë skenën me celular, por kur ka parë se Denis Vyshka ka mbetur i vdekur, e ka fshirë atë.Pritet që ekspertë të teknologjisë në Tiranë të bëjnë të mundur rikuperimin e pamjeve, që do të jenë një provë e fortë në duart e grupit hetimor. Gjithsesi të akuzuarit e kanë pranuar autorësinë e krimit dhe ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.Ndërkaq Dorina Sako, pastruesja e lokalit në pronësi të dy autorëve të krimit është marrë në mbrojtje nga policia e Vlorës, pasi është dëshmitare kyçe e torturimit të kamarjerit.Ndërsa dy pronarët e lokalit njihen si persona të rrezikshëm në Vlorë dhe me precedent penalë si trafikantë droge.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter