Papa në Tiranë vjen me 70 gazetarë, Shqipëria ka rast të promovojë turizmin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2014, 16:14
Tiranë – 70 gazetarë të huaj do të shoqërojnë Papa Françeskun në 21 shtator, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Këtë vizitë dhe këtë pjesëmarrje, Agjencia Kombëtare e Turizmit do të shfrytëzojë për të promovuar me materiale promocionale, turizminm në vendet më të bukura, malore dhe bregdetare të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Agjencia.Në kuadrin e vizitës së Papës, Qeveria shqiptare ka nisur të realizojë me shpejtësi, disa projekte në vend, sipas një programi që po ndiqet nga një komision i posaçëm. Një ndër to është restaurimi i plotë i sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë apo restaurimi i shtëpisë muze të Ndre Mjedës në Shkodër etj.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter