Vlorë e Sarandë, deti me dallgë, policia shpëton 2 të rinj në rrezik

Patrullat e policisë kufitare kanë arritur të shpëtojnë dy persona në bregdetin e Sarandës dhe atë të Vlorës. Pas njoftimit të mbërritur në zyrat e policisë, është dashur ndërhyrja e punojësve të Policisë Kufitare që të mund të shpëtonin dy të rinjtë. Kështu, u shpëtua Brunilda Ll nga Vlora në plazhin e Zvërnecit si dhe 19-vjeçari nga Korça, Genci Zh qw u arrit të nxirrej nga dallgët e larta në Sarandë.Dallgët e larta ishin shkaku kryesor që dy të rinjtë nuk kanë mundur dot të dilnin në breg të detit dhe që fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen pa iu rrezikuar jeta.Sakaq Policia e Shtetit iu kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdesin e duhur dhe të kërkojnë ndihmën e policisë në çdo rast, sa herë ata kanë nevojë, apo kur vërejnë ngjarje dhe situata, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e policisë, duke kontaktuar me punonjësin e policisë më të afërt ose duke telefonuar në numrin 129.Oranews.tv