"Larja e mëkateve" në det, rituali i përvitshëm i kalimit të valëve
“Të lashë mëkatet duke kaluar valët e detit”- kjo tingëllon vertëtë e çuditshme, por për besimtarët e krishter ky është një rit i përvitshëm. Në fakt, nuk është një ditë e vetme, por 3 ditë ku qytetarët të ndryshëm shkojnë në plazhin më të afërt dhe kalojnë valët, madje në det hedhin edhe monedha.Gjatë këtij riti, mendojnë një dëshirë apo shprehin një pendesë. Plazhi i Divjakës nuk bënë asnjë përjashtim nga ky rit, që nuk është tip fetar por ka gjetur masivitet tek të gjithë. Monedhat e hedhura në det dhe noti mes valëve simbolizojnë largimin e të këqijave.Këto ditë, numri i pushuesve edhe nga simbolika e ditës së Shën Mërisë, ka qënë i lartë. Kjo ka bërë që uniformat blu të jenë në krye të detyrës. Ngjarjet e ditëve të fundit të mbytjeve të pushuesve, kanë alarmuar uniformat blu të cilët patrullojnë në bregdet.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter