Operacion kurdo-amerikan kundër ISIS, sulmet për të rimarrë kontrollin e Mosulit
Irak- Zyrtarët amerikanë thane të shtunën në Irak se nisën një operacion sulmesh ajrore për të rimarrë digën e Mosulit që mbahet nga militantët islamikë. Militantët e Shtetit Islamik ISIS e kanë nën kontroll digën që nga fillimi i gushtit.Zyrtarët amerikanë thanë se gjatë sulmeve u përdorën avionë bombardues FA-18 dhe avionë pa pilot, të armatosur. Avionët i erdhën në ndihmë forcave irakiane dhe atyre kurde që luftojnë për rimarrjen e kontrollit të digës.Në zhvillime të tjera, po të shtunën disa dëshmitarë thanë se militantë të Shtetit Islamik masakruan 80 persona, shumica e tyre pjesëtarë të pakicës fetare Yazidi, gjatë një sulmi në fshatin Kocho në Irakun verior.Fillimisht SHBA i ndërmorën sulmet ajrore kundër kryengritësve të Shtetit Islamik në fillim të muajit, pjesërisht për të parandaluar vrasjen e mijëra banorëve Yazidi të bllokuar në majën e një mali në Irakun verior.Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u takua në Irbil me presidentin e rajonit kurd të Irakut, Massoud Barzani. Steinmeier tha se Gjermania ka caktuar një fond për ndihma humanitare shtesë për njerëzit që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të islamikëve.Barzani e përshkroi atë që po ndodh në rajon si "një situatë tragjike"/voa/.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter