Kokëdhima: Cane nuk ishte sekretari im, por aktivist në zyrën e Sarandës

Sarandë - Deputeti Koço Kokëdhima , nëpërmjet zyrës ë tij në Sarandë, ka sqaruar se Agron Cane, personi i arrestuar sot për ngacmim seksual në zyrën e tij të deputetit, nuk ka qënë asnjëhërë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i tij në këtë qytet.Ai ka qënë një aktivist pranë kësaj zyre për disa muaj, deri në 15 korrik 2014, i caktuar të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës, por pa pasur asnjë kompetencë për t’i zgjidhur ato. Cane ka qënë i propozuar nga drejtuesit lokalë të zonës dhe nuk ka pasur njohje personale direkte me deputetin. Megjithatë, deri në këtë moment, ai ka qënë i njohur si person serioz.Në përfundim, deputeti Kokëdhima “e dënon ngjarjen e shëmtuar të bërë publike dhe distancohet nga këto sjellje perverse të sëmura”.Deklarata e plotë e lëshuar nga Zyra e deputetit Koço KokëdhimaI bëjmë me dije qytetarëve se kemi ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh ngjarjen e shëmtuar të bërë publike sot në orët e para të mëngjesit, lidhur me shtetasin Agron Cane, i cili ka qenë i angazhuar në zyrën tonë për disa muaj.Veprimi i shëmtuar dhe implikimi i Agron Canes në këtë ndodhi të ulët dhe të rëndë është thellësisht i dënueshëm. Ne distancohemi kategorikisht nga veprime dhe sjellje të tilla perverse e të sëmura. Njëkohësisht dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e publikut për të mos rënë pre e spekulimeve politike e mediatike rreth kësaj ngjarjeje.Sqarojmë se Agron Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë. Ai ka qenë një nga disa aktivistët e zyrës tonë, i caktuar me detyrën të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës. Ai nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në ndonjë proces punësimi me vullnetin dhe vendimmarrjen e tij.Detyra e tij ishte të regjistronte kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm dhe mbështetës dhe t’ia përcillte këto zyrës qëndrore të deputetit në Tiranë.Denoncuesja e ngjarjes O.G. në fillim të këtij viti, ka kërkuar ndihmë pranë zyrës tonë për punësim dhe zyra jonë ka ndërmjetësuar punësimin e saj pranë kompanisë private të biznesmenit K. Lapa në Sarandë.Ajo ka punuar atje gati gjashtë muaj, deri para një muaji, kur është pushuar nga kompania në fjalë.Vetë Agron Cane është familjar, 61 vjeç, me arsim të lartë dhe me karrierë të spikatur në ushtri, ka qenë komandant brigade. Në qytetin tonë është i njohur si një person serioz. Deri në momentin që Agron Cane u rekrutua ndër aktivistët e zyrës tonë ai nuk ka qenë i njohur personalisht nga deputeti Kokëdhima, por është rekomanduar nga drejtuesit më të lartë lokalë në Sarandë.Agron Cane kurrë nuk është dyshuar dhe nuk është konstatuar përpara kësaj ngjarjeje të ketë manifestuar sjellje të tilla të turpshme të një personaliteti të dyfishtë. Gjatë muajve që Agron Cane ka qenë i angazhuar pranë zyrës tonë, nuk na rezulton të ketë patur as edhe një ankesë nga qytetarët për ndonjë sjellje negative të tij.Për më tepër informojmë se Agron Cane është dorëhequr nga angazhimet pranë zyrës tone, për arsye personale, në mes të korrikut 2014. Nga data 15 korrik e këtej ai ka qenë në zyrë në mënyrë sporadike për efekt të dorëzimit të detyrës dhe dokumentacionit. Ai ka qenë aktiv dhe i përfshirë në disa aktivitete e takime të zyrës tonë në zonë gjatë muajit të fundit.Ne shprehim keqardhjen tonë të thellë për çdo të lënduar padrejtësisht, drejtpërdrejt ose indirekt nga kjo ngjarje e këto veprime. Duam gjithashtu të sigurojmë publikun se kjo ngjarje e rëndë nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën e punës së jashtëzakonshme që bëhet nga deputeti Kokëdhima dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij të shumtë në Sarandë, për t’u shërbyer qytetarëve me vendosmëri e ndershmëri. Zyra jonë mbetet shumë e interesuar dhe do të bëjë gjithçka të mundur për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter