Ministria e Brendshme: Askush nuk e ka kërcënuar Çanin, e konfirmoi edhe ai vetë
Tiranë – Ministria e Brendshme ka deklaruar sot se Policia e Shtetit ka vepruar menjëherë pa as më të voglin ngurrim, ndaj Agron Canes, sekretarit të deputetit Kokëdhima, akuzuar sot për ngacmim seksual të një minoreneje në Sarandë, duke e arrestuar menjëherë këtë person. Nga ana tjetër, ka marrë menjëherë në mbrojtje, viktimat e abuzimit, nënën dhe vajzën 14-vjeçare, që kanë denoncuar abuzimin.Këshilltari i Ministrit Tahiri, Florian Seriani, ka dalë në një deklaratë për mediat për të hedhur poshtë akuzat e Partisë Deemokratike se po manipulohen faktet dhe po ushtrohet presion mbi median që ato të fshihen. Seriani ka theksuar se “askush nuk e ka kërcënuar gazetarin dhe nuk ka bërë as më të voglin presion mbi median, gjë që e konfirmon edhe vetë gazetari Çani.”Po ashtu, “gazetari Artur Çani ka njoftuar në Polici për rrethanat paraprake të ngjarjes, duke deklaruar se disponon edhe materiale të tjera që hedhin dritë për zbardhjen e saj dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së autorit, - tha ai. - Strukturat e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje. Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për verifikimin e fakteve dhe dëshmive të saj.Në të njëjtën kohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka telefonuar personalisht gazetarin Çani, duke i kërkuar që të dorëzojë në Polici sa më parë të gjitha materialet që disponon, për të bërë të mundur dokumentimin e aktit të paligjshëm dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.Deri në këto momente, materiali që disponon gazetari Artur Çani, nuk i është vënë ende në dispozicion Policisë.Policia e Sarandës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit është duke vijuar veprimet proceduriale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të saj.Përsëri, për fat të keq të kësaj shoqërie, opozita lëshohet me tërbim e abuzon me viktimën e aktit të shëmtuar, duke u orvatur ta politizojë me shpifje e fyerje një ngjarje për të cilën Policia e Shtetit dhe Ministri i Brendshem kanë folur me gjuhën e fakteve.Policia i është gjendur menjëherë pranë viktimës së abuzimit. Personi i akuzuar për veprimin e paligjshëmështë shoqëruar dhe arrestuar nga Policia e Shhtetit menjëherë dhe pa as më të voglin ngurrim.Askush nuk e ka kërcënuar gazetarin dhe nuk ka bërë as më të voglin presion mbi median, gjë që e konfirmon edhe vetë gazetari,”- përfundoi ai.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter