"Ebola”, Beqaj: Zero shanse për të ardhur në Shqipëri, masa të rrepta
Kapshticë - Ministri i Shëndetësisë ka siguruar të gjithë shqiptarët se vendi ynë nuk rrezikohet nga semundja e Ebolës. Sipas Beqajt udhëtimi i njerëzve që vijnë nga vendet e Afrikës kryhet me avion dhe në çdo aeroport ka kontrolle shëndetësore, kështu që praktikisht, sipas Ministrit, mundësia e ardhjes së saj në Shqipëri është zero.Beqja gjatë ditës së sotme ka qënë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku ka inspektuar qëndren shëndetësore, në këtë doganë, e cila funksionon prej një muaji. Beqja tha se kjo qënder është hapur për t’i shërbyer emigrantëve në rastet e urgjencave shëndetësore.Sipas urdhërit të Ministrit qëndra shëndetësore do të qëndrojë e hapur deri në mes të shtatorit, por nuk perjashtohet mundësia që ajo të funksionojë edhe në raste festash kur ka fluks emigrantësh.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter