Rama në Himarë, u prezanton vetë banorëve projektet e zhvillimit të zonës

Pasi njoftoi përmes një njoftimi në Twitter se në shtator çelet projekti për bregdetin e Himarës së re dhe fshatrave të saj, Kryeministri Rama zbriti vetë në terren për të njohur banorët me projektin e ri të integruar urban, ekonomik e social. Rama u ndal në fshatrat e Bregut, në Himarë, Dhërmi e Borsh, për të shpjeguar se sëbashku me ndarjen e re territoriale, kjo zonë do të rilindë.“Këtë vit, - tha Rama - kemi vendosur në dispozicon të zonës, një sasi të atillë investimesh sa nuk është bërë në shumë vite të tjera të marra sëbahsku, duke përfshirë investimet në rrjetin elektronergjitik, investimet në rrugën ku jemi këtu, për unazën e re të Himarës por dhe për rrugën që do të lidhë Kuçin me bregdetin.”Sipas Ramës, për shkak të ndarjes territoriale, zona si Borshi kanë vuajtur pasoja të rënda me sistemin e administrimit të ujit, por kalimi nga një numër i madh njesish vendore në një numër të kufizuar, jep mundësi që sistemet e integruara të trajtimit të mbetjeve të jenë shumë më efikase.Kryeministri siguroi se investimet e shumta të Qeverisë, që po përgatitet të vihen në zbatim, si në rrjetin e furnizimit me ujë të zonës, ashtu dhe në atë të ujësjellës-kanalizimeve, do të zgjidhin përfundimisht një situatë tejet problematike të trashëguar në vite.“Kemi gati dhe jo gati me fjalë, por ka nisur realizimi i projektit, - tha kryeministri, - të rehabilitimit të rrjetit të furnizimit me energji të të gjithë zonës. Janë dy nënstacione të reja që do të ndërtohen dhe financimi për to është garantuar. Kështu që besoj se zgjidhim përfundimisht dhe problemin e madh që hasni ju, strukturat hoteliere, për shkak të nivelit shumë të ulët të tensionit.”Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter