PD: Shteti shqiptar kishte gjithë faktet në favor për të fituar ndaj CEZ

Partia Demokratike ka vazhduar akuzat lidhur me trasparencën e qeverisë shqiptare ne marrëveshjen e saj me kompaninë CEZ.Ajo ka akuzuar kryeministrin Rama se hoqi dorë nga arbitrazhi me CEZ, ku sipas deputetit të PD-së Shrefedin Shehu, të gjitha faktet, tregonin se ky konflikt do të ishte i fitueshëm nga shteti dhe 3 miliardë dollarë nga CEZ do i përfitonte Shqipëria.Përmes një deklarate për mediat, ai kujtoi edhe 95 milion eurot e përfituara nga kompania çeke CEZ.Deklarata e plotë"Në mungesë të plotë të transparencës, Edi Rama, hoqi dorë nga arbitrazhi me CEZ, ku sipas të gjithë rrethanave dhe fakteve, ky konflikt ishte potencialisht i fitueshëm nga shteti ynë, cka do të thotë se ne mund të merrnim 3 miliardë dollarë nga CEZ, dhe jo sic bëri kryeministri, që jo vetëm ia fali kompanisë këto borgje, por i dha në dorë edhe 95 milionë euro.Qeveria shqiptare hoqi dorë nga arbritazhi ndërkombetar, edhe pse raportet e konsulenteve tanë faktonin se CEZ ishte në thyerje të plote të kontrates se privatizimit dhe se Shqipëria mund të kerkonte pranë gjykates së arbitrazhit nderkombetar deri në 3 miliardë dëme të shkaktuara nga kompania CEZ.Për të vlerësuar profesionalisht pretendimet e palëve, qeveria shqiptare mori si konsulente, të mirënjohurën BDO, kompania e pestë në botë, e specializuar për situata të konfliktit tregtar në sektorin energjetik. Kjo kompani, është prezente ne 144 vende, ka 1200 zyra dhe punëson 56 mijë punonjes.Raporti i përgatitur nga BDO, dhe i pranuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare në shkurt 2014, tregon faktin se pretendimet e CEZ mbi qeverinë shqiptare sipas kalkulimeve të saj nuk janë me shume se 360 milionë euro. Raporti shprehet gjithashtu se “...këto pretendime janë të pajustifikuara, shpeshherë mbivendosen dhe nuk shoqërohen me dokumentacionin përkatës...”Pra, ndërsa vlerësohej se Shqiperia kishte të drejtë të kërkonte deri në 3 milardë dollarë nga CEZ, kjo e fundit kishte pretendime vetëm për 560 mln usd, pra rreth 6 herë më pak se pretendimet e drejta të shtetit shqiptar. Edhe këto pretendime të CEZ, sipas ekspertëve, ishin të pabazuara dhe të pajustifikuara.Pask këtyre fakteve, me të drejtë tashmë duhet të pyesim Kryeministrin Rama se përse Shqipëria hoqi dorë me kaq zell nga arbitrazhi ndërkombetar? Përse, kur sipas vleresimeve të eksperteve ndërkombetare, pretendimet e Shqiperise ishin më shumë se 5 here më të larta se pretendimet e vetë CEZ, dmth shanset për të marre demshpërblimin e kërkuar ishin shumë të larta? Përse, kur shkeljet e rënda dhe të njëanshme të kontrates ishin katërcipërisht përgjegjësi e CEZ? Perse u falën këto para të shqiptareve, të cilat do të përfundojnë tashmë në xhepat e kompanisë CEZ"?