FOTOLAJM/Topalli “arratiset” nga politika, relaks në mal me familjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2014, 08:18
Edhe pse një verë e nxehtë politike, me zhvillime të shumta, ish-kryetarja e parlamentit, deputete e PD-së në Kuvend, Jozefina Topalli, është shkëputur nga aksioni opozitar për të kaluar disa ditë pushimi me familjen e saj.E ndërsa shumica e politikanëve kanë zbarkuar në bregdet, Topalli ka zgjedhur të relaksohet në mal.Në një foto të publikuar në faqen e saj zyrtare në fb, Topalli, e njohur ndryshe edhe si “zonja e hekurt” në politikën shqiptare shihet në formën e saj më sportive dhe energjike se kurrë ndërsa shëtit në mal sëbashku me vajzën e saj Megi dhe dy mbesat.“Me Megin dhe (dy mbesat) Iris e Angela...ne mal !” shkruan Topalli.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter