Çmimet e apartamenteve në tregun e lirë në Tiranë e rrethe për vitin 2014
Tiranë – Ka hyrë në fuqi te premten e 15 gushtit, vendimi i Qeverisë për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2014.Krahas këtyre çmimeve, në vendim jepen edhe çmimet mesatare të apartamenteve në tregun e lirë në të gjitha zonat e Tiranës dhe gjithë vendin.Sipas këtij vendimi, kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2014, do të jetë 39 482 lekë /m² për sipërfaqe shfrytëzimi.Më shtrenjë vijon të mbetet zona e e ish- Bllokut dhe qendra e Tiranës, ku vlera shkon 190 mijë lekë metri/katror por krahasuar me një vit më parë ky çmim ka ardhur me ulje. Vjet vlera mesatare për 1 m/2 ishte 191 mijë lekë. Zonat më të lira janë në periferi, afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, ku flitet pë 60 mijë lekë dhe 65 mijë lekë 1 m/2Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2014, jepet sipas tabelave nr. 1, nr. 2 e nr. 3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi dhe që ju i keni më poshtë.Në vendim thuhet se vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta. Ajo shërben për t’i orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale. Ja tabelat me çmimet përkatëse: 


ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter