Nishani kthen pr/ligjin e Policisë, Rama i shkruan nga fb: E ke kot
Tirane- Presidenti, Bujar Nishani, kthen për rishqyrtim pr/ligjin për policinë e Shtetit të cilën maxhoranca e miratoi vetëm me votat e saj, (opozita nuk ishte e pranishme) seancën e 31 Korrikut 2014.Shkak i kthimit për rishqyrtim të pr/ligjit të policisë janë pikërisht cështjet që kanë qenë objekt debati edhe gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, por janë kundërshtuar edhe nga opozita: Garda, Byroja e Hetimit dhe statusi i Policisë së Shtetit.Sipas arsyetimit të pr/ligjit me nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Nishani thotë se në mënyrë të pakuptimtë po kërkohet të merren nga policia funksione që më së miri i luajnë institucione të tjera tashmë të konsoliduara si ajo e Gardës apo Prokuroria dhe Policia gjyqësore. Po kështu Nishani thotë se me këtë pr/ligj rrezikohet politizimi i policisë së shtetit"Mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji nga ana Juaj. Ndryshimet ligjore që sjell ky ligj shkelin parimin kushtetues të shtetit të së drejtës." nënvizon në argumentimin e tij të dekretit me nr 8681, Tiranë, më 15.08.2014 për kthimin për rishqyrtim të pr/ligjit.Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social fb e Twitter Rama akuzon presidentin se ktheu mbrapsht pr/ligjin me pseudoargumentet e PD-së.
Në një postim të mëtejshëm Rama deklaron se ishte e kotë pasi Kuvendi do e kalojë përsëri ligjin e Policisë pa asnjë ndryshim GardaSipas Nishanit ligji i ri kërkon të kalojë në mënyrë të pakuptimtë, në përgjegjësinë e Policisë së Shtetit ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, sa kohë që këtë mision e ka Garda e Republikës, një institucion i konsoliduar në këtë fushë, me eksperiencë të gjatë dhe histori mbi 80 vjeçare.“E them, në mënyrë të pakuptimtë, pasi në gjykimin tim në këtë ligj apo në dispozitat e tij kalimtare dhe përfundimtare si dhe në relacionin shpjegues, mungojnë nocionet bazë të arsyes dhe logjikës për të cilat është hartuar apo draftuar ky ligj,’ nënvizohet në arsyetimet.Politizimi i policise Gjithashtu thuhet se përmes nenit 4 ku flitet për “Statusin i Policisë së Shtetit” mbetet tërësisht e paqartësuar vartësia e Policisë nga Ministri për çështjet e rendit dhe sigurisë publike.“Varësie mbetet tërësisht e paqartësuar për qëllimin që kërkohet të arrihet, sa kohe qe funksioni i Ministrit është një funksion politik dhe rrezikon politizimin e Policisë së Shtetit .”Byroja e hetimit paralele me ProkurorineSa i takon Byrosë së hetimit presidenti flet për një strukturë paralale me atë të Prokurorisë dhe Policisë gjyqësore dhe saktëson:“Pa zgjidhur statusin juridik të strukturave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji me cilësinë e subjektit procedural penal, nuk mund të krijohen struktura të tjera me të njëjtin objekt veprimtarie.”Lexoni te plote Presidenti dekretoi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 108/2014Po sot presidenti ktheu për rishqyrtim dhe pr/ligjin e KLD-së dhe pr/ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykata Administrative. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter