Përshkallëzohen protestat e dhunshme në Missouri, Obama apel për qetësi

SHBA- Agravimi i protestave të enjten, detyroi presidentin amerikan Obama të ndërpresë pushimet për të shprehur shqetësimin e tij rreth dhunës raciale që ka shpërthyer në rrethinën Ferguson të qytetit St. Louis pas vrasjes së të riut Michael Brown nga një polic.“Tani është koha për tu shëruar. Tani është koha për paqe dhe qetësi në rrugët e Fergusonit.”Që nga vrasja me 9 gusht, protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe janë përleshur me policinë. Kjo e fundit ka përdorur gazin lotsjellës dhe bomba tymuese për të shpërndarë turmat.Zyrtarët e policisë thonë se ata e bënë këtë pasi disa prej demostruesve kishin qëlluar policinë me shishe me benzinë dhe me gurë.Në fjalën e tij të enjten, presidenti Obama u bëri thirrje të dy palëve që të tregojnë përmbajtje.“Asnjëherë nuk ka justifikim të dhunës kundër policisë ose për ata që përdorin këtë tragjedi si shkas për vandalizmin apo vjedhjet. Nuk ka justifikim për policinë në përdorimin e forcës së tepruar kundër protestave paqësore ose burgosjen e protestuesve që ushtrojnë në bazë të ligjit të drejtat që ofron Amendamenti i Parë.Amendamenti i Parë në Kushtetutën amerikane garanton të drejtën e lirisë së fjalës. ZotiObama kritikoi policinë pas arrestimit të dy gazetarëve që po mbulonin demostratat.“Këtu në Shtetet e Bashkuara, policia nuk duhet të ngacmojë apo arrestojë gazetarët që po mundohen të bëjnë punën e tyre dhe njoftojnë popullin amerikan rreth asaj që po shohin në vendngjarje.”Ka njoftime kontradiktore rreth vrasjes së Michael Brown. Policia thotë se adoleshenti zezak u vra ndërsa po përleshej me një polic. Ndërkaq dëshmitarët thonë se Brown ishte i paarmatosur dhe se i kishte ngritur duart lartë kur polici e qëlloi atë. Nëna e tij Lesley McSpadden kërkon përgjigje."Nuk ishte im bir që e shkaktoi këtë, ishte dikush tjetër," thotë zonja McSpadden.Presidenti Obama u ka kërkuar autoriteteve federale që të zhvillojnë një hetim të pavarur./VOA/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter