PD: 36 ditë nga dhuna ndaj opozitës, nuk do lejojmë standardin e heshtjes
Tiranë- Heshtja 36-ditore për dhunën në Kuvend nga Kryeministri Rama, ka sjellë sërish reagimin e Partisë Demokratike.Selia blu, pas më shumë se një muaji deklaratash për shtyp nga zëdhënëset dhe deputetët, sot ka zgjedhur ti bëjë thirrje Ramës përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra për shtyp e kësaj partie.PD shprehet e vendosur për të mos lejuar instalimin e standardit të Kryeministrit, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale.Deklarata sot e Partisë DemokratikePërpjekja për ti mbyllur gojën opozitës me dhunë dhe me kërcënime për jetën, është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë tonë.I tillë ishte akti banditesk në parlament 36 ditë më parë.Edi Rama tenton ta relativizojë e minimozojë këtë zhvillim, duke heshtur.Hesht Edi Rama edhe kur publikisht mësohet se deputeti i tij, instrumenti i dhunës që ai përdor në parlament, rezulton me fakte e dokumenta, si i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.Por sa më shumë hesht Rama për dhunën ndaj opozitës, dhe për provat e inkriminimit të parlamentit, aq më shumë rriten përmasat e këtij skandali.Edhe më skandaloze bëhen këto përmasa, kur dihet se Kryeministri ishte porositësi i dhunës, dhe Kryeministri bëri cdo gjë që ta pasur në parlament Arben Ndokën.Partia Demokratike nuk do të lejojë vendosjen e këtij regjimi, ku sipas Edi Ramës është normale që të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi të bëhen deputetë.Ne nuk do të lejojmë që të instalohet standardi i Edi Ramës, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale.Qytetarët duan reagim dhe transparencë.Ndaj ne do të denoncojmë cdo ditë, kriminalizimin që Edi Rama po i bën zyrave të shtetit dhe Parlamentit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter