Vdekja e elektriçistit, përgjegjësi i nënstacionit nuk stakoi energjinë

Lezhë- Një ditë pas vdekjes së elektriçistit, policia ka vënë në pranga përgjegjësin e turnit në nënstacionin elektrik në Lezhë.Burime nga policia bëjnë me dije, se 51-vjeçari Ndue Pepaj nuk ka stakuar energjinë, duke i shkaktuar vdekjen elekriçistit Hajri Jakupaj 55 vjeç, i cili humbi jetën ditën e djeshme.Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes, në ishull Lezhë, ku Jakupaj po punonte në riparimin e një defekti në një shtyllë në afërsi të superstradës.Ky i fundit, mësohet se i kishte kërkuar Pepaj që ta stakonte energjinë për të riparuar një defekt, gjë që nuk ka ndodhur. Për pasojë Hajri Jakupaj, ra në kontakt me energjinë, që rezultoi fatale për të.51- vjeçari, Ndue Pepaj, tashmë akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter