Gjykata rrëzon “Vitrinën”, s'i kthen licencën. Nikolla: Tjetër fitore

Tiranë- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi sot kërkesën e Institucionit të Arsimit të Lartë, “Vitrina”, për pezullimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave me anë të të cilit i është hequr licenca këtij institucioniNë njoftimin për mediat, theksohet se gjykata e gjeti të pabazuar kërkesën e Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Vitrina”, për pezullimin e VKM-së, pasi ky i fundit është akt i nxjerrë bazuar në zbatim të Kushtetutës dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.Ndërkaq në seancën gjyqësore, prezent ishin përfaqësues të IALP “Vitrina” me avokatin e tyre, përfaqësues të Avokaturës së Shtetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca.I menjehërshëm ka qenë reagimi në fb i Ministres, Lindita Nikolla, duke e cilësuar një tjetër betejë të fituar me piramidat e arsimit të lartë.“Edhe nje beteje e fituar me nje nder piramidat e arsimit te larte. Gjykata rrezoi kerkesen per sigurim padie”.

Ndërkaq Universiteti “Vitrina” shprehet i vendosur për ta çuar deri në Strasburg të vërtetën dhe betejën për drejtësi.“E ndërsa në këto pak ditë ne kemi arritur fitoren më të madhe morale, fitoren më të madhe të mundshme, nxjerrjen e të vertetës në shesh, dhe ndërkombetarizimin e kësaj të vërtete, tashmë do të vijojmë në menyrë të paqtë e të qetë, në mënyre stoike dhe shumë dinamike, betejën për Drejtësi dhe për të Vërtetën në të gjitha rrafshet e mundshme, me të gjitha mjetet dhe mundesitë që na vë në dipozicion sistemi demokratik dhe shtetit ligjor, këtu në Shqiperi. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për Drejtësi deri në nivelet më të larta të Gjykimit, të ankimimit dhe kerkesës për dëmshperblim dhe zhdëmtim deri në Gjykatën Ndërkombëtare në Strasbourg, dhe kudo në botë, ku ne do të gjejmë Drejtësi”.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter