Mirditë, hapet “Mrizi i Zotit”, shtëpia që do të strehojë fëmijët e rrugës
Mirditë-Fëmijët e rrugës dhe ata në nevojë në qytetin e Rubikut në Mirditë, tashmë do të kenë një qendër ku mund të ushqehen dhe të strehohen.Atë çfarë nuk ka mundur ta bëjë shteti po e bëjnë njerëzit e thjeshtë dhe humanë, të cilët janë dy banorë të zonës.Kjo Iniciativë është prezantuar në “Ditën e Zojës”, një festë tradicionale për këtë zonë, ndërsa shtëpia është emërtuar me emrin “Mrizi i Zotit”.Dy iniciatorët e kësaj nisme i kanë bërë thirrje qeverisë dhe pushtetit lokal që ti mbështesë në këtë nisëm që ata kanë ndërmarrë, pasi gjëra të tilla i ka për detyrë shteti që ti sigurojë.Ndonëse me kushte jo shumë të mira, shtëpia do të qëndrojë e hapur për të gjithë ata që nuk kanë ku të strehohen dhe të ushqehen, ndërsa nevoja për mbështetje që të përmisohen këto kushte është e madhe.Iniciativa të tilla janë një sensibilim dhe një thirrje për instanstat shtetërore që të marrin masa për hapjen e qendrave të tilla, pasi njerëzit që kanë nevojë të strehohen dhe të ushqehen është i lartë edhe në zona të tjera të vendit tonë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter