Ulqini destinacion kryesor turistik në rajon, Gjeka: Nevojitet doganë në Muriqan
Mali i Zi- Edhe këtë vit, Ulqini ka mbetur një nga destinacionet kryesore turistike në rajon, duke thithur qindra turistë nga Ballkani e më gjerë.Duke e vlerësuar të suksesshëm sezonin turistik që ka njohur deri më tani mbi 100 mijë pushues, kryetari i komunës Ulqin Fatmir Gjeka thotë se të tjera investime do ta bëjnë Ulqinin edhe më konkurues.Por përballë këtij numri në rritje të turistëve, Gjeka thekson se nevojitet zgjerimi i pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe kthimi i saj në pikë doganore.Sezoni turistik i 2015-ës do të ketë edhe më shumë risi dhe kjo sipas kryetarit të komunës Gjeka bazohet në interesin që kanë shfaqur investitorë të huaj.Një nga stimujt që Komuna i jep turizmit është ai i ndërtimit të hoteleve me 4 dhe 5 yje pa paguar taksë ndërtimi.Sezoni turistik në Ulqin, sjell me mijëra pushues dhe qindra automjete, duke e trefishuar numrin e këtyre të fundit që qarkullojnë në qytet.Këtë vit sipas të dhënave të Komunës bëhet e ditur se ka një rritje të turistëve të huaj edhe nga Evropa Perëndimore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter