Braçe-Fullanit me “shokë”: S’do i shpëtoni ligjit në Kuvend. Paloka ironizon, por "pendohet"

Tiranë-Vendimi i një dite më parë i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbajtur në detyrë Guvernatorin, Ardian Fullani, ka rindezur dhe njëherë debatin publik.Kreu i komisionit të Ekonomisë, njëhersh deputet i PS-së, Erjon Braçe, nuk e ka fshehur dëshpërimin lidhur me vendimarrjen, e cila sipas tij nuk nxori përgjegjësitë lidhur me skandalin e vjedhjes së rreth 713 milion lekëve në dikasterin më të lartë financiar në vend.“Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise, paska gjetur fajtoret e sensibilitetet publik: Qendrimet e papershtatshem ne rrjetet sociale te disa individeve; Qendrimet e mediave.Tani, para se te hapet Kuvendi dua tu them nja dy fjale, nga Fullani tek Meksi;Prej 1990 nuk i marr me leje kujt per te menduar, shkruar, folur, mbajtur qendrim sipas bindjeve te mija dhe njohurive qe zoteroj. Keshtu qe kete deklaraten qe kete here "do ishte me e qarte se heret e tjera" merreni mbrapsht.Jo vetem per mua po per cdo shqiptar qe i tmerruar nga vjedhja e papergjegjshmeria ne Banken qe ju drejtoni ka shprehur mendimin e tij ku ka mundur, ne rruge, ne rrjete Sociale apo ne media.Mbi te gjitha, As sot e as neser, por gjithe jeten per shkak te vjedhjes historike ne banke, ju drejtuesit e bankes kur ndodhi vjedhja, sdo te jeni ne pozitat e atij qe terheq vemendjen apo kerkon pergjegjesi tek dikush tjeter.Banken nuk e vodha une, as shqiptaret e zakonshem. Banken e vodhen te emeruarit tuaj te favorizuar nga papergjegjshmeria, mospermbushjes e detyres nga te tjere te emeruar po nga ju”shkruan Braçe në fb.E megjithatë në cilësinë e deputetit, Braçe paralajmëron kreun e Këshillit dhe anëtarët e tij se një betejë e fortë ligjore i pret në Kuvend, prej të cilës nuk do të mund të shpëtojnë lehtë.“Ne ane tjeter,Si u tha sot?Kuvendi ka nje rol ligjor ne shqyrtimin e çeshtjes? Ne kuvend do te ndodhe! Behuni gati!Dhe mos harroni, do perballeni me ligjin ne Kuvend!Jo me "grupet e punes" te mbushur me vartesit tuaj qe paskan gjykuar ne fund se guvernatori dhe keshilli mbikqyres nuk e ka shkelur ligjin”.Edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ironizoi deklaratën e një dite më parë të Guvernatorit Fullani, që sipas tij po “sakrifikohet” për të garantuar stabilitetin bankar.“Te dashur miq,pas intervistes te Guvernatorit, shpreh vecse mirenjohje dhe falenderim per 'sakrifikicen' qe po ben duke ndenjur ne detyre e duke 'garantuar stabiliteti i sistemit bankar është shumë i rëndësishëm me qëllim që njerëzit të kenë besim tek bankat!!! ... Kur u vodhen 7.3 milione dollare tonat, te shqiptareve a thua se nuk ishte ai Guvernator!! ...Me mire te mos lodhet e te sakrifikoje kaq shume, se ndryshe do fillojne shqiptaret te protestojne jo "Fullani ik", por "Fullani rri"!!!"Rilindja" u more e vazhdojne te merren me shampanjën e djalit të Fullanit Erikut dhe jo me kostumet e kryeministrit 5 mijë euro, që gjithë jetën ka marrë rrogë 1 milion lekë” shkruan Paloka ne nje postim te publikuar dje ne fb, por që mesditën e sotme vendosi ta fshijë nga faqja.Të enjten e 14 gushtit, Këshilli Mbikqyrës i Bankës në një mbledhje urgjente hodhi poshtë me 5 vota, propozimin e vetëm për shkarkimin e Fullanit, bërë nga anëtarja Ermelinda Meksi.Po ashtu, Këshilli ka nxjerrë edhe përfundimin se përse ndodhi vjedhja e Bankës. Sipas tij, “është elementi njerëzor, që me veprime apo mosveprime, i ka lehtësuar punën elementit kriminal.”Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter