Ish-pioneri çan detin me not, Andi Kongoli për 3 orë Korfuz-Sarandë

Sarandë- Në orën 11.20 minuta  te se enjtes së 14 gushtit mbërriti në portin e Sarandës nga porti i Kasiopisë - Korfuz, notari Andi Kongoli.Ai notoi përmes kanalit të Korfuzit për 3 orë e 17 minuta e 37 sekonda e 82 të qindat në një largësi 9 milje, distancë kjo e ngarkuar nga rrymat në mesin e kanalit të Korfuzit, ose e thënë ndryshe edhe Mezokanal, ku dallgët kane qenë të rrezikshme.Andi u mbulua me flamurin kombëtar në brigjet e Sarandës, aty ku u prit nga autoritetet vendore nga vetë kryebashkiaku Stefan Çipa,zvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Eduard Mehmeti, si dhe nga notarët e Butrintit.Ai kthehet pas katër vitesh në Sarandë, por kësaj here ai vjen nga deti dhe ndryshimi është i madh. Dikur pioner ai deklaron se ja dedikon këtë akt atyre që kanë dalë të mbijetojnë në vijën e klonit.Zëvendës.Ministri i Arsimit dhe Sporteve, Rauf Dimraj, njëherësh edhe kampion vendi në garat e mesme dhe të gjata, përshëndeti notarin dhe veçoi simbolikën e këtij akti.42-vjeçari i lindur në Elbasan, paraqet një formë të shkëlqyer fizike dhe parametrat e arritur treguan vitalitet, u shpreh mjeku i ekipeve kombëtare, Lluka Heqimi.Distanca 9 milje u përshkrua për herë të parë sot zyrtarisht nga një notar profesionist, pasi për shumë vite gjatë diktaturës ajo është kaluar me not nga dhjetëra notarë klandestinë, në kushtet edhe të humbjes së jetës në zonën e klonit të kontrolluar dhe me gjemba.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter