Polakët i rikthejnë Maliqit kombinatin e sheqerit, pritet të punësojë 20 mijë persona
Korçë- Gjigandi i dikurshëm i prodhimit të sheqerit në Maliq, të rrethit të Korçës pas mëse 20 vitesh në heshtje duket se do t’i rikthehet punës.Një projekt polak për ndërtimin e një fabrike të re sheqeri, në vendin tonë me kapacitet 80 mijë ton sheqer në vit, duket ka ndezur dritën jeshile për kombinatin e braktisur prej vitesh.Sipas kreut të Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topciu, financimi kap vlerën e 50 milionë eurove dhe afati i ndërtimit arrin në 18 muaj. Me rikthimin e fabrikës parashikohet të punësohen rreth 20 mijë punëtorë në fushën e Korçës dhe në qytetin e Maliqit.Për qytetin e Maliqit, rikthimi i një potenciali tëtillë do të sillte një zgjidhje ekonomike për shumë familje të zonës. Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar.Ai u ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike. Më 1960 u bë rikonstruksioni i parë duke rritur aftësinë prodhuese të sheqerit 30%, atë të tharjes së bërsive 50% dhe të TEC 50%.Njëkohësisht u ngritën fabrika e alkoolit, ajo e majasë së bukës dhe e gazit karbonikushqimor. Më 1967 Kombinatit të Sheqerit iu shtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës.Më 1979 u bë përsëri një rikonstruksion i fabrikës së sheqerit, duke rritur aftësinë përpunuese ditore 3,7 herë në krahasim me atë të vitin 1951. Për një periudhë të gjatë, kombinati mbeti në gjendje të mjerueshme, ndërsa sot pritet ti rikthehet punës së dikurshme.