Këmbanat zëvendësojnë predhat, OKB mundëson dasmën e çiftit palestinez

Këmbanat e dasmës kanë zëvendësuar zhurmën e predhave në Palestinë. OKB ka vendosur  t’i japë  një mundësi çiftit palestinez, duke ju mundësuar ceremoninë martesore dhe muajin e mjaltit. Kjo ceremoni u zhvillua vetëm disa orë përpara se Izraeli dhe Hamasi të binin dakord për të zgjatur armëpushimin e përkohshëm 5 ditor.OKB mori përsipër të paguajë shpenzimet e dasmës, si dhe t’u paguajë muajin e mjaltit, në një hotel në Gaza.