Boksierët e ekipit të “Sport Klub Tirana”, stërvitje 20 ditore në Voskopojë

Lezhë- Pas seancës stërvitore të Zhvilluar në Lezhë, boksierët e ekipit të “Sport Klub Tirana” janë mbledhur në Voskopojë të Korçës ku po zhvillojnë një stërvitje 20 ditore, duke u përgatitur për sfidat e radhës që ata i presin.Falë mbështetjës të dhënë nga dashamirësi i këtij sporti, ish-donatori i ekipit të futbollit të Vllaznisë së Shkodrës, Florent Kalivopulli, i cili ka mundësuar akomodimin e tyre, bosierët po zhvillojnë një stërvitje intensive me nga dy seanca në ditë.Voskopoja shihet një vend mjat i përshtatshëm për zhvillimin e stërvitjeve.Kjo fazë intensive përgatitore i paraprin startit të kampionatit europian të boksit që do të zhvillohet në muajin tetor në Kroaci.Trajneri i i ekipit të boksit, Sead Bushati, shpreh bindjen e tij se kjo përgatitje është mjaft domethënëse për të triumfuar për sfidat që ata i presin.Me këtë stërvitje intensive që po kryejnë bosierët medalistë Jurgen Uldedaj dhe Angjelo Merkohasanaj shprehin bindjen e tyre se do të jenë sërish triumfues.Nga ana tjetër Uldedaj kërkon sërish përfaqësim dinjitoz në podiumin e arenat të boksit ndërkombëtar.Në ekipin e Tiranës bëjnë pjesë boksierët më të mirë në vendin tonë të cilët me arritjet e tyre i kanë sjellë Shqipërisë disa medalje.Duke parë këto arritje dashamirësi i këtij sporti, Florent Kalivopulli, do të kthejë vëmendjen nga ky sport, duke i mbështetur këta boksierë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter