Intervista - Ylli Rakipi: Skandali i vjedhjes në BSH - Vizita e Arvizu tek Fullani - 14 Gusht 2014
Për analistin e njohur Ylli Rakipi mbledhja e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ishte asgjë më shumë se një show turpi dhe tallje me shqiptarët. Ndërsa vlerësoi Ermelinda Meksin për kurajon dhe këmbënguljen, Rakipi kritikoi ashpër qëndrimin e mbajtur nga anëtarët e tjerë. Analizës nuk mund t’i shpëtonte vizita e Ambasadorit amerikan në Bankën e Shqipërisë. Duke nënvizuar detajin e mungesës së flamurit në makinën e ambasadorit, Rakipi e shikon atë si një takim mes miqsh për të qarë hallin e madh që i ka rënë njërit prej tyre. I ftuar në rubrikën “Ora e Intervistës” në RTV Ora News, përballë gazetares Enita Mema, Rakipi ironizoi edhe deklaratën zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Rakipi këmbënguli se dorëheqja e Fullanit do t’i hapte rrugën hetimeve ndërsa kritikoi edhe politikën për reagimet e vakëta.