Bursat botërore shënojnë rritje
Tregjet më të rendësishme financiare në kontinentin europian kanë njohur rritje gjatë sesionit të djeshëm edhe pse vëmendja e investitorëve vazhdon të jetë e fokusuar tek situata midis Rusisë dhe Ukrainës.Indeksi pan europian Euro-Stoxx 600 njohu rritje me rreth 0.56% si pasojë e përmirësimit të bursave në pothuajse të gjithë kontinentin europian. Analistët shprehen se pozitiviteti në bursa është rritur edhe si pasojë e fitimeve të kënaqshme të publikuara nga kompanitë e sektorit të sigurimeve.Ndikim në bursa patën edhe të dhënat e publikuara në Britani mbi papunësinë dhe pagat. Në mbyllje të punimeve indeksi i Londrës u rrit me 0.45%, ai “Daxo”i Gjermanisë fitoi 1.56% të vlerës, ndërsa “CAC 40” i Francës e mbylli ditën në territor pozitiv prej 0.91%.Ajo do të vazhdojë të jetë e pandryshuar, të paktën edhe për disa muaj.Situata është paraqitur pozitive edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi indekset kryesore në vend kanë realizuar rritje për të tretën herë në katër sesionet e fundit.Eksperte të çështjeve ekonomike janë shprehur se pozitiviteti në tregjet financiare amerikane është rritur si pasojë e fitimeve mjaft të kënaqshme në sektorin e teknologjisë. Sigurisht qe edhe në Shtetet e Bashkuara një pjesë e vëmendjes shkon në Ukrainë edhe pse analistët kanë deklaruar se përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike në Europë nuk do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë lider të botës. Në mbyllje të punimeve indeksi i “Doë Jones” u rrit me 0.55%, standard and poor 500 fitoi 0.67% të vlerës ndërsa indeksi i “nas daq” u zgjerua me rreth 1%.Në krahun tjetër të oqeanit, situata është paraqitur mikse në kontinentin aziatik. Sipas analistëve ndikimin kryesor në bursa e kanë patur të dhënat negative të publikuara në Japoni por edhe performancë e një sesioni më parë në Wall street.Në përfundim të sesionit indeksi i Tokyos Nikkei u rrit me 0.4% ndërsa indekset kryesore në Kinë mbeten në nivele pothuasje të pandryshuara.Përsa i përket naftës çmimi i arit të zi ka rregjistruar rritje duke u tërhequr nga niveli më i ulët i 13 muajve të fundit. Sipas analistëve tensionet në Libi dhe Irak vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi çmimin e naftës. Në mbyllje të sesionit nafta brent e Londrës u rrit me 1 dollarë në mbi 103 dollarë për fuci ndërsa nafta bruto amerikane u rrit me rreth 20 cent në afro 97.6 dollare për fuci. Në tregun e mallrave ari ka rregjistruar rritje si pasojë e të dhënave që treguan rënie të shitjeve në Shtetet e B ashkuara të Amerikës.e.k/orannews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter