Ndoka: Pres një Guvernator me klas europian, dorëheqje në fund të hetimit
Tiranë – Deputeti i opozitës, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, gjykon se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është një Guvernator i klasit europian dhe se ai është duke bashkëpunuar me drejtësinë në këto momente, për të dhënë dorëheqjen pikërisht pas përfundimit të tyre.Duke bërë një analizë të dorëheqjeve të politikanëve shqiptarë dhe atyre europianë, Ndoka ka bërë një analizë të rasteve dhe rëndësisë së momentit dhe ka vlerësuar sesa larg qendrojnë ato nga njera tjetra. Pikërisht, duke bërë këto dallime dorëheqjes, ai shpreh bindjen fund e krye se Fullani i përket njerëzve me integritet të lartë moral dhe me kulturë e edukim europian.Ja se çfarë shkruan Ndoka sot në mesazhin e tij në Fb:Më mirë një dorëheqje për moral apo një qëndrim në detyrë si detyrim ligjor? Precedenti Fullani nuk është i pari, as në Shqipëri, as në rajon. Raste të ngjashme kemi shume, madje disa kane mbetur edhe si filma te pelqyeshem nga publiku. Ne raste te tilla ne Europe, Guvernatoret nuk kane dhene dorheqjen, por kane bashkepunuar me sistemin e Drejtesise, me Qeverine, Parlamentin dhe keshillat drejtues. Ne disa raste Guvernatoret jane shpallur fajtor dhe jane denuar nga drejtesia, ne pak raste kane dale te pa fajshem, por ne te gjitha rastet kane dhene dorheqjen pas perfundimit zyrtar te hetimit, pa u shprehur akoma gjykata.Ne rastin tone une pres, qe te kemi nje Guvernator Europian, qe po pret fundin e hetimit duke bashkepunuar me Drejtesine dhe kryer detyren e tij institucionale dhe ky do te ishte precedenti i pare Europian ne Shqiperi. Dorheqje me 'moral' shqiptar kemi pare shume keto vite: rasti Mediu, Meta, si te zene me presh ne dore dhe raste te tjera me 'moral politik' me te lehte: rasti Dokle, Rusmajli, Nako, Prifti etj.Dy rastet e bujshme me 'moral shqiptar' kane rezultuar fallco dhe fare pa moral, rastet e tjera me zor kujtohen edhe sot, se pse u dorhoqen! Rasti 'Meta' perfundoi 5:0, rasti Mediu 0:0, per te dy keto raste z.Rama opozitar, na premtoi, se kur te vije ne pushtet, rasti Meta do te rigjykohet 0:5, ndersa per rastin Mediu do kishte penallti, deri me tash asgje nuk ka ndodhur.Ndaj krijohen precedentet dhe mbahen mend, kur rasti vlen per te gjykuar fajtoret dhe per te vendosur standard dhe precedent per te ardhmen dhe kur nuk vendoset precedent per te 'qetesuar' opinionin dhe penguar drejtesine. Ndaj une preferoj nje precedent Europian dhe jo nje dorheqje shqiptare!Shpresoj ne nje Guvernator Shqiptar Europian dhe jo ne nje Fullan shqiptar! - përfundon Nodka. - Duhet te bejme durim edhe pak dite, te marrim vesh, nese do kemi precedent europian, apo rast shqiptar!"armanda shtembari/Oranews.tv