Dyndje pushuesish drejt Shëngjinit, kërkohet shtimi i hoteleve për akomodim
Lezhë- Ky është fluksi i mjeteve drejt bregdetit të Shëngjinit. Kjo është pamja që vjen nga ky plazh.Numri i pushuesve është tepër i lartë, duke tejkaluar edhe vete kapacitetin akomodues. Muaji gusht ka shënuar edhe fluksin më të madh të pushuesve që i drejtohen kësaj zone bregdetare.Kjo situatë ka krijuar përshtypje tek pushuesit, në mënyrë të veçantë prania e një numri të lartë turistësh te huaj. Për të përballuar këtë fluks kërkohet përfundimi i investimeve në hoteleri.Çdo vit Shëngjini ka pësuar rritje të konsiderueshme të numrit të pushuesve gjatë stinës së verës, ndërsa sezoni është zgjatur ndjeshëm.Përballë kësaj situate bizneset private duhet të bëjnë investime të tjera në hoteleri, pasi numri i turistëve që kërkojnë akomodim është më i madh dhe i papërballueshëm me kapacitetet aktuale.