Rrokaj:Politika mbron njeriun e parave, shteti është kapur për fyti prej vetes
Shezai Rrokaj, kreu i LSI në Tiranë ka lëshuar tonë kritike në lidhje me mbrojtjen që politika po i bën Guvernatorit Fullani për vjedhjen e 713 milionë lekëve.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Rrokaj shprehet se kjo është një heshtje e frikshme, duke e krahasuar me atë të vrasjes së Santos, dhe se shteti është kapur për fyti prej vetes.“Ky njeriu i parave nuk mbakërka asnje përgjegjësi institucionale, kur në zemren e thesarit vihet dore. Po shteti, imazhi i tij. Kujt mund t'i mbushet mendja se i ashtuquajturi denoncim në Prokurori prej Bankes mjafton për të të nxjerre pa larë. Asnjë seance parlamentare, asnjë shpjegim publik. Heshtje e frikshme, si ajo e të ndjerit Santo. Kjo tregon se shteti është kapur për fyti prej vetes”, shkruan Rrokaj në FB.Rrokaj shprehet i hapitur me mbrojtjen Guvernatorit nga ana e politikës duke përdorur tone zbutëse për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që për çështje të tjera që ai i quan “hiç gjë”, të dyja anët e politikës marrin zjarr."Perse mbrohet njeriu i parave? Perse si majtas dhe djathtas politika perdor tone zbutese, kur ne e dime mire se per hiç gje anet e politikes marrin zjarr kot se koti, duke shpenzuar energji te padobishme. Ky njeriu i parave paska shuar çdo zjarr, veç atij te opinionit publik. Si ka mundesi qe ky institucion nuk auditohet. Si ka mundesi qe prej me se kater vite vidhet. Ky njeriu i parave nuk mbakerka asnje pergjegjesi institucionale, kur ne zemren e thesarit vihet dore. Po shteti, imazhi i tij. Kujt mund t'i mbushet mendja se i ashtuquajturi denoncim ne Prokurori prej Bankes mjafton per te te nxjerre pa lare. Asnje seance parlamentare, asnje shpjegim publik. Heshtje e frikshme, si ajo e te ndjerit Santo. Kjo tregon se shteti eshte kapur per fyti prej vetes."Postimi në FB i Shezai Rrokajt