Kavajë, tragjedi në det, prindërit mbyten ndërsa shpëtonin fëmijën
Kavajë-Janë shndërruar në një tragjedi të vërtetë pushimet për familjen Shala nga fshati i Qerretit të Kavajës. Burrë e grua, Sinan dhe Jeta Shala, 48 dhe 46 vjeç janë mbytur pasditen e 7 gushtit në det.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije, se çifti kishte hyrë në det për të shpëtuar fëmijën e tyre, vetëm 7 vjeç.Policia raporton se deti i trazuar dhe dallgët e forta kanë përpirë burrë e grua, ndërsa fëmija ka arritur në dalë në breg falë edhe ndihmës së pushuesve të tjerë.Fëmija i çiftit Shala është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter