Datat e konkurseve për universitetet e Arteve dhe Sporteve në Tiranë e rrethe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2014, 18:17
Tiranë – Ministria e Arsimit ka publikuar sot datat e disa konkursve për universitetet shtetërore, tarifat, kuotat dhe udhëzimet përkatëse të detajuara.Në udhëzimin me nr.20 të datës 6 gusht 2014 flitet “Për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014-2015.”Konkurset do të mbahen:Në Universitetin e Arteve nga data 1-5 shtator 2014Në Universitetin e Sporteve nga data 1-4 shtator 2014Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, për edukim fizik e sporte, nga data 2 -5 shtatorNë Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan , në edukim e sporte, nga data 2-5 shtatorNë Universitetin “A.Moisiu” të Durrësit nga data 1 – 3 shtatorTarifat e regjistrimit do të jenë 5 mijë lekë në çdo universitet dhe do të arkësohen nëpërmjet sistemit bankar ose në filialet e postës.Ja si llogaritet mesatarja sipas universiteteve:Në Universitetin e Arteve të Tiranës rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithe provimet e Matures Shtetërore, te llogariten në masen 30% dhe rezultatet e konkursit te pranimit në masën 70%,, sipas Tabelds nr. 1, bashkengjitur ketij Udhezimi. Kandidati qe nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, në programin ku ka konkurruar, sipas Tabelës nr.2, bashkëlidhur ketij Udhezimi, sipas përcaktimit për program studimi, nuk fiton td drejtën e studimit. Në Universitetin e Sporteve të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithe provimet e Matures Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%, sipas Tabelds nr.1 bashkëlidhur këtij Udhezimi. Në Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër dhe Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, në programin e studimit "Edukim Fizik dhe Sporte", rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithe provimet e Maturës Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%, sipas Tabelës nr.1, bashkangiitur këtii Udhëzimi.Kuotat e pranimeve, sipas Vendimit të Qeverisë: 19 726 në totalKuotat e pergjithshme te pranimit te studimeve me kohe te plote ne institucionet publike te arsimit te larte, per vitin akademik 2014 - 2015, ne ciklin e pare te studimeve, ne programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, jane 19726, te ndara, si me poshte vijon:a) Kuota e pranimeve te reja per programet e studimeve te ciklit te pare, per programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe per programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte - 19 166b) Kuota per program te dyte studimi - 200c) Kuota per transferim studimesh - 300;9) Kuota per shtetasit e huaj - 60.