Shkollat, ja udhëzimet për provimet bazë dhe të maturës në gusht e shtator

Tiranë – Ministria e Arsimit ka publikuar sot 2 udhëzime për sesionin e dytë të provimeve të arsimi bazë dhe të nesëm, që do të mbahen gjatë muajve gusht dhe shtator.Sipas udhëzimeve të MAS, në datën 27 gusht, në vend do të zhvillohet sesioni i dytë i Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë: më 27 gusht, provimi i gjuhës shqipe dhe më 30 gusht, provimi i matematikës.  Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e gjysëm.Për pakicat kombëtare greke, testi i gjuhës amtare do të përgatitet nga Drejtoria e Arsimit të Gjirokastrës, kurse për ato maqedonase, ky test do të organizohet nga Drejtoria e Arsimit të Korçës.Ndërsa, në shtator nis sesioni i dytë i provimeve të Maturës Shtetërore, që do të mbahet sipas datave:Gjuha e huaj më 10 shtatorGjuha shqipe dhe Letërsia më 13 shtatorMatematika më 16 shtatorLëndët me zgjedhje më 22 shtator.Ja udhëzimi i plotë i Ministrisë së Arsimit.

Udhëzimi për provimin e arsimit bazë

Udhëzimi për provimin e maturës shtetërore

ar.sh/Oranews.tv