Aksidenti tragjik, Merita zgjohet pas 6 ditësh në koma, s' i tregojnë për humbjen e të shoqit e 2 fëmijëve

Gjashte ditë pas aksidentit tragjik që i mori me vete gjysmën e familjes, është zgjuar nga koma shqiptarja me shtetësi britanike, Merita Isufi.34-vjeçarja, ka qenë në një trajtim intensiv në një spital në Dubrovnik që prej aksidentit të 31 korrikut. Djali i saj i vogël, Clive, u dërgua me avion në një spital në Split ku mori mjekime të specializuara për dëmtimet në kraharor.Ndërkaq i shoqi, Erion Isufi 37 vjeç, djali i madh Richard 15 vjeç dhe vajza Ramela14 vjeç vdiqën në një aksident rrugor në Kroaci.Sipas disa punonjësve të spitalit, e veja Isufi është akoma në gjendje delikate dhe akoma nuk është në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur.“Ajo është ende shumë e sëmurë dhe nuk i është thënë ajo çfarë i ka ndodhur bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj”, tha një burim nga spitali për “Daily Mail”.Merita sëvbashku me të birin pritet të rimarrin veten shumë shpejt sipas mjekëve.Policia është ende në pritje për dëshminë e zonjës Isufi, por tani të vetmit të cilët munden ta vizitojnë janë prindërit e saj.Makina e cila drejtohej nga kryefamiljari Erioni, 37 vjeç është përplasur me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 korrikut 2014.Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime. Po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me kamionin.Në makinë familja e përbërë nga 5 anëtarë udhëtonte e vetme, ndërsa miqtë të cilët udhëtonin në makina të tjera nuk janë përfshirë në aksident.