IMEI, Harito: Nëse celularët futen kontrabandë a vidhen, s'do të punojnë
Tiranë – Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për regjistrimin e aparateve celulare në Shqipëri, regjistrimi i numrit të serisë së aparatit quajtur, quajtur IMEI.Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, ka shpjeguar në një intervistë në studion e “Ora News” se një aparat i regjistruar nuk vlen më pasi vidhet dhe num mund të shitet ën tregun e zi, pasi policia e bllokon menjëherë atë në sajë të numrit të serisë ose kodit IMEI.Nga ana tjetër, me këtë regjistrim shmanget kontrabanda e celularëve në Shqipëri. Harito gjithashtu sqaroi se regjistrimi i nuk ka lidhje me përgjimin, mjaft të mendohet se regjistrimi i kartave SIM nga qeveria “Berisha” vite më pare, nënkuptonte mbledhjen e më shumë të dhënave personale nga qytetarët sesa nga ajo që përmban aparati.Ministrja Harito tha:“Kodi IMEI është thjesht një numër serie i aparatit celular, ashtu siç ka kompjuteri, ka makina. Numri është një kod ndërkombëtare. Ky kod është i lidhur në mënyrë unike me aparatin dhe nuk ka asnjë të dhënë lidhur me përdoruesin e aparatit dhe gjithë zhurma rrotull kësaj çështjeje lidhet me komunikimet personale, me komunikimet elektronike, me përgjigjet që janë një çështje totalisht tjetër sepse lidhen me përdorusin e apaatit dhe komunikimet e tij elektronike, tek të cilat kodi iMEI nuk jep asnjë akses.Kjo gjë ndodh në të gjitha vendet e Evropës. Anglia psh, ka një regjistër qendror të numrave IMEI ku ka akses policia, ku ka akses administrata doganore dhe tatimore. Po ashtu e ka edhe Franca. Përse bëhet kjo gjë. Për dy arsye. Në rastin tonë të Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm, sepse lufton kontrabandën e celularëve. Ne kemi një treg informal që ka një përqindje të konsiderueshme në treg. Për ta luftuar kontrabandën, është e nevojshme që të gjithë celularët të regjistrohen, të detyrohen dhe këtë bën ky vendim i këshillit të Ministrave. Por, në vendet e Evropës, është bërë edhe për arsye të tjera, të luftohet vjedhja e celularave të sotëm. Celularët e sotshëm, “smartphone”-t sidomos kanë një vlerë të konsiderueshme në treg dhe janë joshës për vjedhësit. Për këtë arsye, duke u regjistrua numri IMEI dhe nëse dikush njofton se ia kanë vjedhur aparatin, ai bllokohet menjëhërë nëpërmjet numrit IMEI. Kësisoj, nuk ka më vlerë as për vjedhësin dhe as për atë që mund ta blejë në treg të zi, sepse është i bllokuar dhe kështu, lugton vjedhjen dhe forcon shtetin ligjor në aspektin fiskal.”Ministrja Harito foli edhe për 7 mijë të shkarkuarit nga administrata, siç pretendohet nga opozita. Ajo tha se të regjistruar në listën e pritjes janë vetëm 240 persona që kanë dalë nga shkurtimet e administratës, kurse për shifrën 7 mijë, ka mësuar se opozita i është referuar vetëm një portal në internet, një portal në të cilin mund të regjistrohet gjithkush.Haritoi shpjegoi po ashtu se të gjitha shërbimet që administrata ofron sot në zyra të veçanta e të shpërndara kudo, do të grupohen në një godinë të vetme, do të unifikohen dhe standartizohen sikurse veprohet në vendet europiane. ar.sh/Oranews.tv