FOTOLAJM Saranda pajis plazhet me kulla, vrojtojnë rekordmenët e notit
Sarandë - Plazhet kryesore të Sarandës janë pajisur ditët e fundit me kulla vrojtimi dhe vëzhgues, që krahas patrullës së përhershme bashkiake, mbajnë nën vëzhgim gjithë vijën bregdetare.Kullat janë vendosur në Plazhin e ri, që është më i frekuentuari për familjarët si dhe në plazhin “Rinia”.Bashkia e këtij qyteti ka njoftuar se në plazhet publike kanë qënë dhe janë të pranishme, patrulla të gatshme bashkiake, në përbërje të së cilës janë notarë të njohur të qytetit.Disa ditë më parë, notari rekordmen i dekadave me parë, Shpëtim Kote, në përbërje të patrullës shëtitëse në plazhet e Sarandës, i dha ndihmën e duhur një plazhisteje, që rrezikoi mbytje. Është për t’u vënë në dukje se këtë verë në Sarandë nuk është shënuar asnjë ngjarje e jashtëzakonshme.ar.sh/Oranews.tv
