Të sigurtë që keni parkuar këtu?
Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave në Tokushima të Japonisë, e cila ka përpirë një makinë duke lënë të varura dy të tjera dhe autobuzët janë bllokuar pranë shpatit të malit.Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët të ndodhur në autobuzë nuk janë lënduar.Rreth 500.000 persona janë evakuar nga zona ditën e djeshme për shkak të stuhive dhe shirave të rrëmbyer që kanë ‘pushtuar’ të gjithë zonën.Pothuajse I njejti incident ka ndodhur edhe muajin e kaluar ku shtëpitë e banorëve të qytetit Nigaso të Japonisë, janë rrëmbyer nga rrëshqitja e dherave ku u raportuan tre të vdekur mes tyre dhe një 12-vjeçar.Tajfuni Neoguri i cili ka prekur Japoninë ka ngadalësuar disi ritmin, por sërisht shpejtësia e erave arrin në 125 km në orë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter