Gushti sjell fluks kosovarësh në Shëngjin, vargu i automjeteve shkon 5 km

Lezhë - Trafiku në rrugët që pëshkojnë qarkun e Lezhës ka qenë i rënduar si asnjëherë tjetër, këtë fundjavë, përshkak të dyndjes së pushuesve drejt bregdetit.Superstrada Milot-Lezhë rruga e "Kombit", kryqëzimi i Shëngjinit dhe Talës kanë qenë dhe nyjet më problematike ku vargu i automjeteve ka arritur në mbi 5 km.Ndonëse policia rrugore dhe ajo e rendit janë disklokuar përgjatë gjithë superstradës për ti paraprirë fluksit të lartë të mjetëve, trafiku duket i pashmangëshëm. Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë Valentin Florini ka bërë të ditur se ka patur fluks, por jo bllokim të trafikut.Fluksi i mjeteve që vinë kryesisht prej turistëve nga Kosova, emigrantët e kthyer dhe pushuesit që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit apo Tales gjatë kësaj vere janë edhe shkaku kryesor i këtij trafiku, ndërsa fundjava shënon edhe pikun.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter